India në karantinë, kërcënime nga qeveria se do të qëllojë këdo që e thyen atë

India në karantinë, kërcënime nga qeveria se do të qëllojë këdo që e thyen atë

13:08, 26/03/2020

Indianët janë paralajmëruar se do të qëllohen me armë të nxehta, nëse thyejnë rregullat e karantinës, raporton Daily Mail.

Ky paralajmërim erdhi pasi qindra njerëz janë parë sot në rradhë për ushqim.

3 njerëz të tjerë kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme dhe ministria e shëndetit deklaroi se numri i rasteve ka shkuar në 649, duke përfshirë 13 të vdekur.

Por pavarësisht se popullësisë prej 1,3 miliardë banorësh iu that ë qëndronte në shtëpi, qindra janë parë në rradhë përparë dyqaneve.

Ditën e djeshme ka pasur skena kaotike në vend, kur policia është parë të rrihte me shkopinj personat që thyenin karantinën.

Në shtetin Telangana, ministri Kalvakuntla Chandrashekhara bëri kërcënimin më të ashpër deri më tani: “Ju lutem mos e lini situatën të shkojë deri këtu. Administrata nuk mund të ndalojë ccdo person dhe do të më duhet të thërrasë ushtrinë dhe të qëllojë ata që thyejnë karantinën. Ju lutem qëndroni në shtëpi.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco