Spanjë, numri i të vdekurve kapërcen 4000

Spanjë, numri i të vdekurve kapërcen 4000

12:29, 26/03/2020
A+ Aa A-

Të dhënat e fundit nga Spanja tregojnë se numri i të vdekurve shkoi 655 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 4.089 - pak më i ulët ky numër se ai i së mërkurës me 738. Rastet e konfirmuara shkuan në 56.198.

Madridi mbetet zona e prekur më keq, me gati një të tretën e rasteve. Por Katalonja gjithashtu ka pasur një shkallë rritjeje, 11.592 infeksione të konfirmuara.

Natën e kaluar Spanja e zgjati gjendjen e saj të jashtëzakonshme kombëtare deri më 12 prill në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco