Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Suedia kundër rrymës, mban hapur lokalet dhe shkollat, nxit banorët ‘të dalin për ajër’

Suedia kundër rrymës, mban hapur lokalet dhe shkollat, nxit banorët ‘të dalin për ajër’

12:30, 26/03/2020
A+ Aa A-

Teksa shumica e Europës është në karantinë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19, Suedia po ndërmerr një strategji më të butë.

Ajo nuk ka mbyllur shkollat, restorantet apo kafenetë dhe madje i inkurajon njerëzit të dalin jashtë për të marrë ajër.

Kjo qëndron në contrast me masat e rrepta të marra në pothuajse kudo tjetër dhe ka nxitur debate të nxehta nëse Suedia po bën a jo veprimin e duhur.

Vendi ka raportuar më shumë 2299 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 41 vdekje.

Kryeministri Stefan Lofven, në një fjalim të dielën, u bëri thirrje njerëzve të ‘merrnin përgjegjësi’ dje të ndiqnin këshillat e qeverisë.

Kjo përfshin punën nga shtëpia në rast mundësie, qëndrimi në shtëpi në rast se personi ndihet i sëmurë, distancimin social dhe qëndrimin në shtëpi të personave mbi 70.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco