VIDEO/Gjendje e tmerrshme në trenat e mbushur plotë në Britani

VIDEO/Gjendje e tmerrshme në trenat e mbushur plotë në Britani

12:00, 26/03/2020
A+ Aa A-

Sot është dita e tretë e karantinës për Britaninë, por duket se distancimi social nuk po funksionon aspak në transportin publik.

Kryebashkiaku i Londrës, i cili ka shkaktuar zemërim dhe ka kundërshtuar kryeministrin duke shkurtuar këtë shërbim, po akuzohet se po ‘rrezikon jetë’, për shkak të gjendjes në trena.

Foto të kapura në to tregojnë trena të mbushur plot dhe njerëz që shtypen. Kjo gjendje është shumë larg nga 2 metrat e sigurisë që duhet të mbahen në këtë kohë pandemie.

Por kryebashkiaku Khan tha se nuk kishte mundësi për më shumë trena në qarkullim, pasi 1 në 3 anëtarë të stafit janë të sëmurë ose në vetë-izolim. Ai këshilloi qytetarët që të shmangin oraret ku trenat janë të mbushur në maksimum dhe të gjejnë metoda alternative udhëtimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco