‘Super-shpërndarësi erdhi nga fshati që infektoi gjysmën e Europës’

‘Super-shpërndarësi erdhi nga fshati që infektoi gjysmën e Europës’

11:48, 26/03/2020
A+ Aa A-

Këto ditë edhe në Syri.net i kemi bërë jehonë rastit të fshatit Ischgl në Austri, i njohur edhe si Ibiza e Alpeve. Një vend panoramik, ku vërshojnë rregullisht mijëra njerëz për të bërë ski.

Por të dhënat sugjerojnë se mijëra raste me koronavirus në mbarë Europën e kanë origjinën në këtë fshat.

Edhe pse kishte të dhëna se ky vend po kthehej në një vatër të koronavirusit, ai vazhdoi të ishte i hapur deri në mes të marsit.

Mediat britanike shkruajnë se edhe pacienti zero në vendin e tyre mund ta ketë origjinën nga ky fshat. Britaniku Daren Bland ishte në Ischgl në mes të janarit dhe pastaj e solli virusin në Britani. Ai infektoi gruan dhe fëmijët pas kthimit nga fshati.

Daily Mail shkruan se ky ‘super-përhapës’ i sëmundjes festoi në klubin e njohur Kitzloch, prej nga mendohet se ka buruar i gjithë infeksioni.

“Nuk kishte vend më ideal për virusin”, tha britaniku.

Ai u kthye në shtëpi i sëmurë. Prokuroria ka nisur hetime për mundësinë që fshati është lënë i hapur qëllimisht për të përfituar nga sezoni turistik, duke neglizhuar shëndetin e mijëra njerëzve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco