Koronavirusi prek nëpunësin e Vatikanit që jeton në një rezidencë me Papën

Koronavirusi prek nëpunësin e Vatikanit që jeton në një rezidencë me Papën

11:38, 26/03/2020
A+ Aa A-

Një nëpunës i Vatikanit, i cili jeton në të njëjtën rezidencë më Papa Françeskun është shtruar në spital pasi është raportuar se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Kleriku, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka vite që banon në shtëpinë e miqëve të Shën Martës në Selinë e Shenjtë.

Papa Françesku, e ka përdorur këtë godinë si rezidencë, për të konsumuar vaktet e tij si dhe për takime zyrtare. Ai momentalisht vijon të jetë i izoluar që nga e ftohura që kaloi muajin e shkuar.

Italia vijon të mbetet epiqendra e Europës për shpërthimin e virusit dhe ka regjistruar më shumë vdekje se Kina për shkak të koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco