Qeveria indiane planifikon paketën ekonomike, 22.6 miliardë dollarë për më të prekurit nga situata

Qeveria indiane planifikon paketën ekonomike, 22.6 miliardë dollarë për më të prekurit nga situata

11:30, 26/03/2020
A+ Aa A-

Qeveria indiane ka lajmëruar një paketë ekonomike me vlerë 22,6 miliardë dollarë për të ndihmuar më të prekuri nga pandemia e koronavirusit dhe karantina e vendit.

“Kanë kaluar vetëm 36 orë që nga vendosja e karantinës,” tha ministrja indiane e financave Nirmala Sitharaman në një konferencë për shtyp ditën e sotme. “Tani ne duhet të krijojmë një paketë, e cila do të kujdeset në mënyrë të menjëhershme për të varfërit dhe punonjësit që do të vuajnë nga karantina.”

Paketa ekonomike përfshin sigurime shëndetësore me vlerë 66,400 dollarë për çdo person që punon në vijat e para të luftës ndaj koronavirusit, si stafi mjekësor, sanitarët dhe punonjësit e shëndetit të komunitetit. Kjo masa do të përfshijë rreth 2 milionë njerëz.

Qeveria do tu dhurojë 800 milionë njerëzve, rreth 2/3 e popullsisë, 5 kg oriz ose grur çdo muaj për 3 muajt në vazhdim.

India është urdhëruar të qëndrojë në karantinë për të paktën 21 ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco