Koreja e Jugut i gjurmon njerëzit me aplikacion

Koreja e Jugut i gjurmon njerëzit me aplikacion

11:06, 26/03/2020
A+ Aa A-

Në mbarë botën, Koreja e Jugut po merret si shembulli më i mirë se si mund të kontrollohet koronavirusi. Ata ia kanë dalë falë investimeve të shumta, testimeve masive dhe gjurmimit të njerëzve me aplikacion. Këtë po e bëjnë sërish

Nga Laura Bicker, BBC

Koreja e Jugut po tregohet e ashpër me ata që mbërrijnë nga jashtë vendit dhe po u kërkon atyre që të shkarkojnë një aplikacion në celular, për të gjurmuar simptomat e mundshme të koronavirusit, ose ndryshe nuk u lejohet hyrja në vend.

Të huajt duhet t’i binden edhe vetëkarantinës për 14 ditë ose do deportohen.

Qeveria është e vendosur që të mbajë kufijtë e hapur, por kjo ka edhe elementin e rrezikut.

Më shumë se gjysma e 100 rasteve të reja të raportuara të enjten, ishin nga të ardhurit prej jashtë vendit. Të gjithë ata që udhëtojnë nga Europa, testohen për koronavirus kur mbërrijnë në aeroport.

Procedura të rrepta kontrolli aplikohen edhe për ata që vijnë nga SHBA.

Edhe nëse udhëtarët rezultojnë negativë, ata duhet të kalojnë 14 ditë në izolim dhe të përdorin alikacionin, që shkarkohet në aeroport, për të regjistruar simptomat e tyre. Nëse nuk e përdorin aplikacionin çdo ditë, qeveria do i gjurmojë.

Qeveria tha se do ketë tolerancë zero ndaj atyre që dhunojnë këto kushte.

Koreanët do të përgjigjen para ligjit, kurse të huajt do të dëbohen nga vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco