Rusia në karantinë, Putin mbyll të gjitha restorantet dhe kafenetë

Rusia në karantinë, Putin mbyll të gjitha restorantet dhe kafenetë

11:00, 26/03/2020
A+ Aa A-

Moska ka mbyllur të gjitha restorantet, kafenetë, dyqanet dhe parqet që nga 28 marsi deri në 5 prill pas deklaratës së presidentit Vladimir Putin, ditën e djeshme.

Kryebashiaku njoftoi për masat që ishin marrë: “Masat e prezantuara sot janë të paprecendta në historinë e Moskës modern dhe do të krijojnë shumë vështirësi në përditshmërinë e çdo personi. Por më besoni, ato janë absolutisht të nevojshme në mënyrë që të ndalojmë përhapjen e infeksionit të koronavirusit dhe të ulim numrin e rasteve.”

Përjashtime do të bëhen për dyqanet e ushqimeve dhe farmacitë dhe restorantet që shpërndajnë ushqime, të cilat do të qëndrojnë hapur. Qytetarët e Moskës u këshilluan të mos vizitojnë objektet fetare.

Rusia ka parë rritjen e saj më të lartë në numra në 24 orët e fundit. Numri total i të infektuarëve me koronavirus ka shkuar në 840 dhe 3 vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco