A do mbarojë për Pashkë? Edhe Britania me të dhëna optimiste

A do mbarojë për Pashkë? Edhe Britania me të dhëna optimiste

10:35, 26/03/2020
A+ Aa A-

Britania e Madhe regjistroi 43 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit, gjysma e atyre që u regjistruan të martën, 87 në total.

Megjithatë, numri i infeksioneve të reja u rrit në vend, duke bërë që numri total të jetë 9529.

Por edhe sa i përket kurbës së infeksioneve, sërish duket se numrat po ngadalësohen, raporton Daily Mail.

Kjo ka bërë që të ketë shpresa se masat e kufizimit po japin fryte.

Pavarësisht kësaj, shumë njerëz vazhdojnë të mos respektojnë rregullat e izolimit dhe kanë vërshuar në plazhe dhe parqe.

Nga ana tjetër, një nga këshilltaret kryesore të qeverisë, doktoresha Jenny Harries tha dje se piku i koronavirusit mund të mbarojë përpara Pashkëve.

Kurse profesor Neil Ferguson u tha deputetëve se ka bindjen se shërbimi shëndetësor do të mbetet brenda kapacitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco