Bota nën ‘kthetrat’ e koronavirusit, bilanci i fundit i viktimave dhe i të prekurve

Bota nën ‘kthetrat’ e koronavirusit, bilanci i fundit i viktimave dhe i të prekurve

09:03, 26/03/2020

Numri i viktimave dhe të të infektuarve nga Covid-19 vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën.

Sipas wordometers.info numri i viktimave ka shkuar në 21,291 dhe ai i të infektuarve në 471,802.

Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 114,703.

Italia është bërë vendi më i prekur nga koronavirusi. Në vend tashmë janë shënuar 7,503 viktima dhe 74,386 të infektuar.

Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm.

Edhe në Spanjë situata paraqitet e rëndë, duke tejkaluar Kinën për numrin e vdekjeve. Numri total i viktimave ka shkuar në 3,647 dhe i të infektuarve në 49,515

Kina ka pasur ulje te rasteve me Covid-19. Deri më tani janë regjistruar 3,287 viktima dhe 81,285 të infektuar.

Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8,100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.

Ndërkohë Covid-19 ka prekur edhe Shqipërinë ka janë regjistruar 5 viktima dhe 146 të infektuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco