Mbi  900 arrestime në Spanjë/ Shkelën masat kundër koronavirusit, nuk qëndruan brenda

Mbi 900 arrestime në Spanjë/ Shkelën masat kundër koronavirusit, nuk qëndruan brenda

22:30, 25/03/2020

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar më shumë se 900 njerëz që kundërshtuan urdhrat e qeverisë për të qëndruar brenda, ndërsa koronavirusi vazhdon të pushtojë vendin.  

Ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska njoftoi se janë bërë 926 arrestime dhe janë ngritur 102,000 raporte policore për mosbindje, raportoi gazeta El Pais.  

Pandemia ka goditur fort Spanjën, duke e bërë atë zonën e dytë më të madhe të prekur në Evropë pas Italisë, sipas FoxNews.  

Virusi ka marrë gati 3,000 jetë në vend dhe është sëmurë gati 42,000 të tjerë.  

Vdekjet e lidhura me virusin në Spanjë tejkaluan atë të Kinës sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco