Franca konfirmon 1331 viktima dhe 25.233 të infektuar nga koronavirusi

Franca konfirmon 1331 viktima dhe 25.233 të infektuar nga koronavirusi

21:05, 25/03/2020

Autoritetet shëndetësore franceze raportuan 231 vdekje të reja nga koronavirusi të Mërkurën, duke arritur në total 1,331 viktima.  

Rritja e numrit të vdekjeve përfaqëson një rritje ditore prej 21%, një ngadalësim i lehtë nga dy ditët e mëparshme, në javën e dytë të masave të mbylljes, raporton Reuters.  

Qeveria raporton vetëm për ata që vdesin në spital, por autoritetet thanë se së shpejti do të jenë në gjendje të përpilojnë të dhëna për vdekjet në shtëpitë e pensioneve, gjë që ka të ngjarë të rezultojë në një rritje të madhe të vdekjeve të regjistruara.  

Gjatë një konference për shtyp, drejtori i agjencisë shëndetësore Jerome Salomon, shtoi se numri i rasteve ishte rritur në 25.233, një rritje prej rreth 13% në 24 orë.  

Salomon tha se 2,827 njerëz ishin në një gjendje të rëndë dhe kishin nevojë për kujdes intensiv për jetën, duke arritur 12% krahasuar me të martën dhe do të thotë se më shumë se një e treta e 8,000 shtretërve të Francës të pajisur me pajisje ventilimi, janë zënë.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco