SHBA/ Padi ndaj Kinës: Duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara

SHBA/ Padi ndaj Kinës: Duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara

20:29, 25/03/2020
A+ Aa A-

Në kohën kur pandemia e koronavirusit ka tronditur botën, presidenti amerikan Donald Trump e quajti ‘virusi kinez’.

Mes dy vendeve po zhvillohet një luftë e ftohtë, e cila nisi që kur një zyrtar kinez tha se koronavirusi është sjellë në Kinë qëllimisht nga ushtria amerikane.

I njëjti person, Lijian Zhao, që punon në Ministrinë e Jashtme të Kinës, ka shpërndarë së fundmi edhe një mesazh online të një gruaje amerikane, e cila hedh dyshimet se virusi ka kohë që qarkullon në SHBA.

Nga ana tjetër, një senator republikan, Josh Hawley tha të martën se Kina duhet të paguajë për dëmet që i ka shkaktuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai akuzoi Kinën se ka gënjyer për çështjen e koronavirusit dhe kjo neglizhencë po kushton mijëra jetë njerëzish dhe miliarda dollarë dëme në ekonomi.

Në krye të kritikave ndaj Kinës është rrjeti Fox News. Analisti Gordon Chang tha së fundmi se nuk i besojnë shifrat që jep Kina për përmasat e sëmundjes atje.

“Në Kinë, viktima e parë është e vërteta,” tha ai.

Në këtë vazhdë, një padi në grup është depozituar në Florida, duke kërkuar që Kina të paguajë për atë se çfarë ka bërë me trajtimin e krizës së koronavirusit.

Një firmë avokatie në Florida ka ngritur padinë ndaj Kinës dhe një seri agjencish qeveritare kineze në emër të individëve dhe biznesmenëve në SHBA dhe Florida, të cilët janë prekur nga dëmet e shkaktuara si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Studentet Shqiptare ne Britani25/03/2020 21:01

Pershendetje, Jemi nje grup studentesh shqipetare te cliet studiojme ne britanine e madhe. Per shkak te bllokimit te fluturimeve me britanine nga Shqiperia, kemi ngelur ketej. Ne e kuptojme qe jemi ne nje periudhe alarmante, dhe duhen marre masa ekstreme per te bllokuar zhvillimin e perhapjes se virusit Covid-19, por ne te njejten kohe, nuk u njoftuam me perpara per mbylljen e kufijve ne menyre qe te merrnim masat perkatese. Po ju dergojme kete email si kerkese per te postuar nje artikull ne ndihmen tone, pasi Britania eshte nje vend i cili po arrin nje nivel te larte te infektuarish sepse shteti nuk po aplikon masat per izolim total. Jemi munduar te lidhemi me ambasaden shqiptare dhe me ministrine e jashtme por nuk po na japin nje zgjidhje, dhe gjendja sa vjen edhe perkeqsohet. Do ju jemi shume mirnjohes nese mund ta postoni kerkesen tone ne faqet tuaja. Ju lutemi na ndihmoni te kthehemi prap ne shtepite tona! Shume faleminderit nga te gjithe studentet!

lushingabarbullushi25/03/2020 20:54

VIRUSI I KUQ I KOMUNISTEVE KINEZE Ne raste te tilla si kjo situatë e krijuar nga kjo pandemi vertete eshte mire mos te behen diskutime politike. Por ne fakt ka nje problem i cili nuk ka se si te anashkalohet dhe ska se si te mos permendesh politiken. Sipas meje ky eshte nje VIRUS POLITIK i krijuar ne kuadrin e Luftes Ekonomike midis superfuqive dhe vendeve te tjera te zhvilluara. Një virus Made In China me bekimin e Rusise dhe te George Soros. Nje virus i ideuar nga udheheqja komuniste kineze per rrenimin e ekonomive perendimore. Qellimi paresor nuk eshte vrasja e popullsive por rrenimi i ekonomive. Natyrisht vdekjet (si zgjedhje e sulmit), jane kalkuluar te jene adresuar ne moshat e vjetra, e menduar nga udheheqja kineze si minimumi i "humanizmit" per te mos perfshire moshat e reja dhe te mesme. Goditen ekonomite e Italise, Frances, Spanjes, Gjermanise, Anglise, Amerikes, etj. India me popullsi 1.35 miliard banore dhe Rusia me popullsi 140 milion banor, te dyja keto shtete shume afer me Kinen dhe me levizje te bollshme ndermjet tyre, thuajse nuk jane prekur fare nga virusi corona. Duket qarte se virusi corona kishte prere bileten per ne zemer te Europes dhe nuk "preferoi te udhetonte" as ne drejtim te Indise as ne drejtim te Rusise. E thene shkurt ky eshte nje virus i krijuar nga mendjet e komunisteve kinez me mbeshtetjen e carëve te kuq si Putini dhe Soros. Asnje krijese nuk ka kaq shume ngjashmeri me djallin sa krijesa "komunist"

Shto koment

Denonco