‘Deri më 31 korrik’/ Ç’tregon kjo datë dhe deri kur do zgjasë pandemia?

‘Deri më 31 korrik’/ Ç’tregon kjo datë dhe deri kur do zgjasë pandemia?

17:40, 24/03/2020

Pyetja themelore që kanë shumica e njerëzve në botë sot është kjo: Deri kur do të zgjasë pandemia?

Provinca Hubei në Kinë po i rikthehet normalitetit, çka sugjeron se kjo mund të ndodhë edhe në vende të tjera të botës, veçanërisht në Itali.

Hubei ka një numër banorësh aq sa Italia dhe Wuhani është aq i madh sa Lombardia, zona më e prekur në Itali.

Pavarësisht kësaj, në dekretin për masat e ndërmarra nga qeveria italiane, thuhet se emergjenca zgjat deri më 31 korrik. Pikërisht kjo ka zgjuar shqetësim te qytetarët. Një mbyllje deri në atë datë është e paimagjinueshme.

Por gazeta Corriera della Sera shkruan se në fakt është thjesht përcaktimi kohor: çdo gjendje e jashtëzakonshme e ka kohëzgjatjen gjashtë muaj. Ajo ka nisur më 31 janar dhe pritet të përfundojë më 31 korrik.

Atëherë kur mund të kthehet bota në normalitet?

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se brenda 12 javësh do jetë fituar beteja. Kurse drejtuesi i një landi në Gjermani tha se pas Pashkëve rikthehet normaliteti.

Në SHBA, presidenti Donald Trump ka lënë të kuptohet se nuk do e mbajë shumë gjatë të izoluar vendin.

Fakt është se asnjë pandemi nuk mund të ketë parashikime kohore dhe kjo është arsyeja se përse njerëzit dhe drejtuesit janë akoma nervozë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco