‘Italia ka 600 mijë të infektuar me COVID 19’, zyrtari: 10 të pazbuluar për çdo infeksion zyrtar

‘Italia ka 600 mijë të infektuar me COVID 19’, zyrtari: 10 të pazbuluar për çdo infeksion zyrtar

09:27, 24/03/2020
A+ Aa A-

Kreu i mbrojtjes civile në Itali thotë se vendi ka rreth 600 mijë të infektuar nga koronavirusi dhe jo 63 mijë sipas statistikave zyrtare.

Sipas Angelo Borrellit, "raporti në çdo pacient të konfirmuar pozitiv, 10 mbeten të pazbuluar, është i besueshëm".

Referuar kurbës në rënie sa i takon përhapjes së virusit,  ai thotë se masat e marra nga qeveria prej dy javësh kanë filluar të japin efekt.

"Në orët e ardhshme duhet të shohim efekte të tjera, do të kuptojmë nëse kurba e rritjes është me të vërtetë duke u rrafshuar".

Në një javë, Italia sipas parashikimeve matematikore, do të tejkalojë Kinën nga numri i infeksioneve.

"Nuk e prisja kurrë", pranon Borrelli, i cili gjithashtu ka 12 bashkëpunëtorë të tij të infektuar.

Përballë këtyre numrave, kreu i Mbrojtjes Civile nuk fajëson Italinë për gabimet e nënvlerësimit të epidemisë.

"Më 31 janar - thotë ai - kjo qeveri shpalli një gjendje të jashtëzakonshme dhe bllokoi fluturimet drejt dhe nga Kina, më duket se menjëherë e kuptuam që kjo epidemi ishte një çështje serioze".

Përkundrazi, ajo që ai gjen përballë një rasti si ai i Lombardisë është prania e "sjelljes publike që ka nxitur problemin kombëtar".

Dhe referuar ndeshjes Atalanta-Valencia, ai pranon: "Potencialisht ajo ishte një detonator "./ora/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco