Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Koronavirusi/ Ushtarët zbulojnë azilin e braktisur, dhe të moshuar të vdekur në krevat

Koronavirusi/ Ushtarët zbulojnë azilin e braktisur, dhe të moshuar të vdekur në krevat

09:01, 24/03/2020
A+ Aa A-

Ushtarët në Spanjë të cilët po ndihmojnë të luftojnë pandeminë e koronavirusit kanë gjetur një shtëpi të moshuarish të braktisur dhe disa nga të moshuarit të vdekur në krevat, bën të ditur ministria e Mbrojtjes.

Prokuroria spanjolle tha se kishte nisur një hetim, informon BBC. Ushtria po ndihmon në dezinfektimin e shtëpive të kujdesit në Spanjë, një ndër shtetet më të goditura nga pandemia e koronavirusit në Europë pas Italisë.

Ndërkohë një shesh patinazhi po përdoret si vend për grumbullimin e arkivolëve të viktimave të COVID-19, bëjnë të ditur zyrtarët.

Të hënën Spanja shënoi numrin më të lartë të vdekjeve 462 në 24 orë duke çuar numrin e viktimave në 2 182 në total.

Ministria e Mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles tha  në kanalin privat Telecinco se qeveria “Do të tregohet e rreptë për mënyrën si të moshuarit do të trajtohen në shtëpi të moshuarish.”

“Gjatë vizitave në këto shtëpi kujdesi ushtria ka gjetur disa azile totalisht të braktisur madje dhe me të moshuar të vdekur në krevat” tha ajo.

Ministrja tha se stafi kujdestar i shtëpisë së të moshuarveishte larguar për shkak të koronavisurit.

Zyrtarë të shëndetësisë thanë se në situata normale trupat e viktimave vendosen në frigoriferë deri në momentin e shërbimit të funeralit por në rastet e viktimave që dyshohet se kanë humbur jetën nga koronavirusi lihen në krevat deri në momentin kur një staf i veçantë i funeraleve i tërheq.

Në Madrid është dhe vatra e kuqe ku është shënuar dhe numri më i madh i të vdekurve dhe i të infektuarve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco