Iran, 19 gazetarë të televizionit shtetëror infektohen me COVID-19

Iran, 19 gazetarë të televizionit shtetëror infektohen me COVID-19

08:23, 24/03/2020
A+ Aa A-

Transmetuesi i Republikës Islamike të Iranit (IRIB) ka konfirmuar se 19 korrespondentë të saj janë testuar pozitivë ndaj koronavirusit të ri (COVID-19).

"Para se kolegët e mi të zbusin lodhjen e zgjedhjeve të përgjithshme, ata përfunduan në vijën e parë të frontit për informimin rreth koronavirusit. Ata kanë punuar në vende të rrezikshme shumë herë", shkroi në twitter Mehrdad Seyed Mehdi, kreu i televizionit shtetëror iranian. 

Mehdi u uroi korrespondentëve të prekur nga koronavirusi një shërim të shpejtë , transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga koronavirusi në Iran janë raportuar mbi 1.800 vdekje dhe mbi 23 mijë raste të konfirmuara.

Ndërkohë, bazuar në shifrat e Universitetit John Hokins në Maryland, numri global i vdekjeve është mbi 16 mijë, me mbi 372 mijë raste të konfirmuara.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe aktualisht është përhapur në të paktën 167 vende dhe rajone në mbarë globin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco