I infektuari i parë nga koronavirusi në Itali del nga spitali, ka një mesazh për të gjithë...

I infektuari i parë nga koronavirusi në Itali del nga spitali, ka një mesazh për të gjithë...

08:26, 24/03/2020
A+ Aa A-

I infektuari i parë nga coronavirusi në Itali, një 38 vjeçar nga Codogno, u lirua të hënën nga Spitali San Matteo i Paviasë.

Sipas agjencisë italiane ANSA, Mattia u pranua në një spital të Codogno më 19 shkurt, kur më pas u transferua në Spitalin Pavia më 21 shkurt, pasi u përkeqësua gjendja shëndetësore, ndërsa filloi të merrte përsëri frymë lirshëm më 9 mars.

“Unë kam pasur fat, rri në shtëpi”, tha Mattia.

“Është e mundur të shërohesh nga kjo sëmundje”, u shpreh ai.

“Gjithashtu është e mrekullueshme të marrësh frymë përsëri”, ka thënë ndër tjerash Mattia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco