Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Trump: Aziatiko-amerikanët nuk janë fajtorë për virusin, ata duhen mbrojtur

Trump: Aziatiko-amerikanët nuk janë fajtorë për virusin, ata duhen mbrojtur

08:12, 24/03/2020
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump, që u akuzua për racizëm pasi e etiketoi pandeminë e koronavirusit si “virusi kinez”, tha të hënën se aziatiko-amerikanët nuk ishin përgjegjës për përhapjen e sëmundjes dhe duhej të mbroheshin.

Më herët të hënën, The New York Times citoi një grup mbrojtësish që thoshin se kishte pasur një sulm verbal dhe fizik ndaj aziatiko-amerikanëve të raportuar në gazeta.

Të hënën, Trump shkroi në Twitter: “Është shumë e rëndësishme që ne të mbrojmë komunitetin aziatiko-amerikan në SHBA në gjithë botën. Ata janë njerëz të mrekullueshëm, përhapja e virusit....nuk është faji i tyre në asnjë mënyrë, apo formë. Ata po punojnë ngushtësisht me ne për ta hequr qafe atë. Ne do të triumfojmë së bashku.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco