Koronavirusi/ Britania futet në karantinë, rregullat e reja

Koronavirusi/ Britania futet në karantinë, rregullat e reja

22:21, 23/03/2020
A+ Aa A-

Rregulla strikte në Britaninë e Madhe.

Kryeministri Boris Johnson në një fjalim të mbajtur për popullin tha se nga mbrëmja e sotme do të hyjnë në fuqi rregulla të rrepta.

‘Nga kjo mbrëmje njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi përveç blerjeve për nevojat themelore, ushtrimet ditore, çdo nevojë mjekësore dhe udhëtimi drejt dhe nga puna.

Dyqanet që shesin mallra jo thelbësore do të mbyllen dhe tubimet në publik të më shumë se dy personave që nuk janë një familje nuk do të lejohen’, ka thënë kryeministri Johnson.

Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 335.

‘Nëse njerëzit nuk do t’i zbatojnë rregullat, policia do të ndërhyjë me kompetenca për t'i zbatuar, duke vendosur gjobat dhe duke shpërndarë tubimet’, tha Boris Johnson në një deklaratë televizive nga Rruga Downing.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco