Gjermania i hap dyert Italisë/ Gati të presë pacientë të prekur me COVID-19

Gjermania i hap dyert Italisë/ Gati të presë pacientë të prekur me COVID-19

19:36, 23/03/2020
A+ Aa A-

Në ndihmë të popullit italian, Gjermania ka ofruar të ndihmojë gjashtë pacientë me Covid-19, të cilët do të transferohen nga Lombardia në Saksoni.

Gjermania është vendi i parë i huaj që i ofron Italisë transferimin e pacientëve të infektuar me koronavirus në spitalet e tyre, ku lajmi u konfirmua nga guvernatori Michael Kretschmer.

Landi gjerman i Saksonisë do të marrë gjashtë pacientë pozitivë me Covid-19 nga Italia dhe më pas do t’i trajtojë ata në spitale në rajonin e tij. Michael Kretschmer tha se ai iu përgjigj në këtë mënyrë kërkesës nga Italia. “Është një sinjal shumë i rëndësishëm që edhe ne mund të ndihmojmë edhe të tjerët”, tha ai. Ndërsa është hera e parë që pacientët italianë janë transferuar në një vend tjetër të BE shkruan TG.com 24.

Gjermania është e gatshme të mirëpresë edhe francezët. Spitalet gjermane në zonën në kufi me Francën janë gjithashtu të gatshëm të ndihmojnë pacientët francezë që vuajnë nga koronavirusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco