Për çfarë shërben vaksina që bëri Merkel?

Për çfarë shërben vaksina që bëri Merkel?

17:39, 23/03/2020
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është vendosur në karantinë pas një kontakti me një person pozitiv me koronavirus. Kancelarja rezultoi negative në testimin e parë.

Të premten, 65-vjeçarja u vaksinua kundër pneumokokut. Por mjeku i saj rezultoi pozitiv për koronavirus dhe kancelarja kaloi në karantinë.

Por përse u vaksinua Merkel kundër pneumokokut? A e mbron kjo vaksinë edhe nga koronavirusi?

Kjo është pyetja që shtron gazeta gjermane, BILD.

Ajo sqaron se pneumokokët janë baktere që transmetohen po ashtu përmes teshtimës dhe kollës. Ato shkaktojnë një seri sëmundjesh, nga sinuset e deri te meningjiti. Po ashtu janë përgjegjës për 20 deri në 50 përqind të rasteve të pneumonive.

Po a të mbron kjo vaksinë kundër infeksionit të koronavirusit të ri?

Jo. Vaksina nuk ka efekt kundër virusit.

Por: te të moshuarit dhe personat me probleme të imunitetit, një infeksion pneumokokik shkakton pneumoni të rëndë, që trajtohet vetëm me ventilim në terapi intensive.

Kjo duhet shmangur tani, kur spitalet janë kaq të mbushura.

Duke u mbrojtur me vaksinë nga pneumokoku, të moshuarit mbrohen edhe nga një superinfeksion me koronavirus dhe pneumokok, që do të ishte kërcënues për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco