Shifra të frikshme nga Spanja/ 2100 të vdekur, në karantinë edhe kryeministri

Shifra të frikshme nga Spanja/ 2100 të vdekur, në karantinë edhe kryeministri

17:25, 23/03/2020
A+ Aa A-

Pas Italisë, Spanja është shteti i dytë evropian më i goditur nga Coronavirus.

Sipas asaj që raportojnë mediat iberike, numri i të prekurve ka kaluar 33 mijët, ndërsa të vdekur janë 2100.

Ndërkohë, mësohet se zv/kryeministri i vendit, i prekur nga COVID-19, Calvo Soffre, është shëruar, ndërsa vetë kryeministri është vetëkarantinuar pasi gruaja e tij kishte takuar një të prekur, raporton Syri.net.

Raportohet gjithashtu se, dy ministra të qeverisë spanjolle janë në vetëkarantinim.

Kryeqyteti spanjoll Madrid është më i godituri deri tani, me 1263 viktima.

Ashtu si shumë shtete të tjera, edhe Spanja është në karantinë totale. /A.R, Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco