Koronavirusi, CNN: Italia i ka kërkuar ndihmë Pentagonit

Koronavirusi, CNN: Italia i ka kërkuar ndihmë Pentagonit

14:25, 23/03/2020
A+ Aa A-

Qeveria italiane i ka kërkuar shefit të Pentagonit, Mark Esper, një ndihmë për aparatura mjekësore si maska dhe aparatura frymëmarrjeje kundër koronavirusit.

Është CNN ajo që jep lajmin, që citon një drjtues të Mbrojtjes amerikane, që kërkon të mbetet anonim për momentin.

Sipas medias, Italia ka kërkuar gjithashtu nga ushtria amerikane që të stancionohen në Itali, për të dhënë një ndihmë në personelin mjekësor dhe në spitalet e përshtatura në mbështetje të trupave italiane, thotë CNN.
Së fundmi Esper ka bërë në mundur dërgimin e maskave dhe aparaturave respiratore për spitalet civile në SHBA për të ju përgjigjur emergjencës së Covid-19. Ushtria amerikane ndër të tjera, ka aktivizuar trupa të specializuar në vendosjen e spitaleve të tjera në terren në amerikë, për të lehtësuar punën ndaj spitaleve civile.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco