Britani/Google konsideron të ndajë vendndodhjet e përdoruesëve për të parë a funksionon karantina

Britani/Google konsideron të ndajë vendndodhjet e përdoruesëve për të parë a funksionon karantina

13:03, 23/03/2020
A+ Aa A-

Google po konsideron të ndajë vendndodhjen e përdoruesëve të tij me qeverinë britanike, për të ndihmuar në ndjekjen e lëvzijeve të qytetarëve gjatë krizës së koronavirusit.

Gjiganti i teknologjisë është në diskutime për ndarjen e të dhënave, që ai merr nga aplikacione të ndryshme, për të ndihmuar qeverinë të kuptojë nëse banorët po praktikojnë distancimin social apo jo.

Kjo do të funksiononte në të njëjtën mënyrë që Google Maps shikon vendndodhjen e makinave të ndryshme të përdoruesëve, për të kuptuar se ku ka trafik dhe ku jo.

Duke qënë se të dhënat do të jenë anonime, do të ishte e pamundur të shihje se kush është fajtor.

Gjithsesi të dhënat do të ndihmonin për të parë se ku po mblidhen njerëzit dhe kjo mund të ndikojë në masa të ardhshme të marra nga qeveria.

Pavarësisht kësaj, gjithçka është ende në diskutime dhe nuk ka një plan konkret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco