'Po mbanim zi për motrën, kur na thonë që edhe vëllai humbi jetën'

'Po mbanim zi për motrën, kur na thonë që edhe vëllai humbi jetën'

12:31, 23/03/2020
A+ Aa A-

Elizabeth Fusco akoma po mbante zi për vdekjen e motrës, kur ajo mori një tjetër telefonatë këtë javë. Vëllai i saj i madh kishte ndërruar jetë gjithashtu.

Ajo tha për CNN se teksa fliste në telefon me spitalin ku nëna e saj ishte shtruar, dëgjonte lëvizjet dhe përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar, por e ëma nuk arriti të mbijetonte.

Një ditë më pas, një tjetër vëlla u nda nga jeta, duke e lënë në gjendje shoku familjen në New Jersey. Është e paqartë nëse ata kishin probleme të tjera shëndetësore.

“Është absolutisht sureale. Ata ishin jeta jonë. Sapo filluam të mbanim zi për njërin, një tjetër person iku nga ne përgjithmonë.”

Fusco tha se nuk do t’i harrojë kurrë momentet e fundit të së ëmës. Koronavirusi e ndau atë përgjithmonë nga e ëma, motra dhe dy vëllezërit breda një jave. Po ashtu, një anëtar i famijes pohoi se dy të afërm të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco