Rusia ka më pak raste me koronavirus edhe se Luksemburgu, ekspertët tregojnë si ia doli mbanë

Rusia ka më pak raste me koronavirus edhe se Luksemburgu, ekspertët tregojnë si ia doli mbanë

12:03, 23/03/2020
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin tha këtë javë se vendi i tij ia kishte dalë mbanë të ndalonte përhapjen masive të koronavirusit dhe se situate ishte ‘nën kontroll’, falë masave të hershme dhe agresive që ishin marrë.

Sipas informatave të publikuara nga qeveria ruse, duket se strategjia e Putin ka funksionuar dhe numri i rasteve me koronavirus është shumë i ulët duke pasur parasysh afërsinë me Kinën dhe numrin e popullsisë, tregon CNN.

Një vend me një popullsi prej 146 milionë banorësh, Rusia ka vetëm 253 raste me koronavirus. Më pak edhe se Luksemburgu.

Masa të rrepta

Arsyet për triumfin e Rusisë duket se janë masat e marra në kohë, si mbyllja e kufirit 4000 km me Kinën që në 30 janar dhe krijimi i zonave të karantinës.

Shumë testime

Testimet janë një tjetër pikë e fortë e Rusisë.

“OBSH tha testoni, testoni, testoni,” tha Dr. Melita Vujnovicc, përfaqësuesja e OBSH për Rusinë. “Epo, Rusia e filloi këtë që në fund të janarit.”

Kontrolle në aeroporte

Rusia nuk ngurroi të vendoste kontrolle të rrepta në aeroporte, duke u fokusuar te udhëtarët që vinin nga Italia dhe Irani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco