Infektohen me koronavirus 70 policë të Nju Jorkut Foto ilustruese

Infektohen me koronavirus 70 policë të Nju Jorkut

10:03, 23/03/2020
A+ Aa A-

Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut, Dermot Shea, tha të dielën se 70 pjesëtarë të policisë lokale kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për gazetarë me kryetarin e Nju Jorkut, Bill de Blasio, Shea tha se 70 nga të infektuarit janë oficerë në uniformë, kurse 28 të tjerë janë pjesë e stafit civil, shkruan “Anadolu”.

“Sa i përket testimit, numrat janë duke u rritur, sepse testimet janë duke u shtuar në tërë qytetin. Prandaj, kjo nuk është e papritur”, tha ai.

Shea shtoi se policia nuk i ka përcjellë personat me të cilët policët e infektuar kanë pasur kontakte gjatë punës. “Jemi në një realitet të ri dhe kjo gjë nuk është diçka që mund të bëhet”, tha de Blasio

Ndryshe, rreth 33 mijë persona janë infektuar dhe mbi 400 kanë vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara. 114 viktima janë shënuar vetëm në Nju Jork.

Shtëpia e Bardhë është duke zhvilluar negociata urgjente me anëtarët e Senatit për miratimin e një pakoje të madhe ekonomike prej 1 trilion dollarëve për luftën kundër efekteve të koronavirusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco