Asnjë rast i ri me COVID-19, por qytetarët e Wuhan vijojnë izolimin

Asnjë rast i ri me COVID-19, por qytetarët e Wuhan vijojnë izolimin

12:14, 19/03/2020
A+ Aa A-

Wuhan ishte kryesisht i shkretë këtë të enjte. Edhe pse në këtë qytet të Kinës u regjistruan zero raste të reja të konfirmuara me COVID-19. “Kina kontinentale pati 34 raste të reja me koronavirus, të gjitha të importuara nga jashtë”, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

Nga 34 rastet e reja, 21 të infektuar me koronavirus ishin vetëm në Pekin.

Personat e prekur nga Covid-19 që erdhën nga jashtë, vendosën më shumë presion tek autoritetet për të kontrolluar udhëtarët në pikat kryesore doganore dhe në porte. Kina kontinentale aktualisht ka një numër të përgjithshëm prej mbi 80 mijë rastesh të konfirmuara, tha autoriteti shëndetësor në një deklaratë.

Ndërkohë, përveç provincës Hubei, zonat e tjera të Kinës po i rikthehen normalitetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco