Britani/ Sëmuren tre fëmijë me koronavirus, ja ç’thonë ekspertët

Britani/ Sëmuren tre fëmijë me koronavirus, ja ç’thonë ekspertët

12:04, 19/03/2020
A+ Aa A-

Tre fëmiijë janë sëmurur me koronavirus në Britani këtë javë, por ekspertët e shëndetit ende besojnë se të vegjëlit kanë një risk shumë të ulët nga sëmundja.

Doktorët thonë se të dhënat tregojnë se fëmijët e infektuar janë shumë më të prirur të mos shfaqin asnjë simptomë se sa të sëmuren me COVID-19.

Shkencëtarët ende nuk e dinë se çfarë i bën fëmijët më pak të rrezikuar nga virusi, por nuk ka pasur asnjë rast vdekej të një fëmijë nga koronavirusi.

Në Kinë, epiqendrën e virusit, vetëm 2,4% e rasteve kanë qënë fëmijë dhe vetëm 0,2% kanë zhvilluar sëmundjen.

Profesor Russell Viner i universitetit UCL tha për MailOnline: “Ajo që dimë për koronavirusin është se fëmijët janë në një rrezik shumë të ulët infektimi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco