OBSH: ‘Bota ka nevojë urgjente për aerosol’, nis prodhimi si ‘në kohë lufte’

OBSH: ‘Bota ka nevojë urgjente për aerosol’, nis prodhimi si ‘në kohë lufte’

11:46, 19/03/2020
A+ Aa A-

Qeveritë dhe fabrikuesit po ndërmarrin masa drastike për të prodhuar më shumë aparate aerosoli, teksa pandemia e koronavirusit ka rritur kërkesën në spitale globalisht, raporton CNN.

Qeveria britanike ka kaluar në zgjidhje të ‘kohërave të luftës’, duke listuar fabrikuesë si Rolls-Royce dhe kompani vakuumi për të prodhuar këtë pajisje kaq të nevojshme.

Helen Meese, zëvendës-drejtuese e departamentit të inxhinierisë bio-mjekësore në institutin e Inxhinierisë Mekanike, tha për CNN se kishte një ‘nevojë masive’ për aerosol, sidomos teksa bota përgatitet për një ‘periudhë thatësire për ëkto pajisje në javët që vijnë’.

OBSH ka nxitur të gjitha qeveritë të ‘rrisin gjendjen’ e pajsijes për ventilimin e mushkërive, të cilat ndihmojnë në zëvendësimin e funksioneve të frymëmarrjes për pacientët shumë të sëmurë.

“Terapia e oksigjenit është një ndërhyrje shumë e rëndësishmë për pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19,” tha organizata.

Aerosoli pompon oksigjen në gjak, duke i mbajtur organet në fuksion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco