Mbretëresha e Anglisë në karantinë, përfundon sot detyrën e fundit zyrtare

Mbretëresha e Anglisë në karantinë, përfundon sot detyrën e fundit zyrtare

11:24, 19/03/2020
A+ Aa A-

Mbretëresha e Anglisë është parë sot në një audiencë private në Buckingham Palace për detyrën e saj të fundit zyrtare, para se të largohet për në Windsor, ku do të qëndrojë në karantinë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Monarkia 93 vjeçare u takua me kapiten Angus Essenhigh, oficerin e ri drejtues të flotës luftarake mbretërore dhe pasardhësin e tij, Steven Moorhouse.

Nuk pati dhënie dore, por vetëm një përkulje nga ana e kapitenit dhe zëvendësit, të cilët më pas biseduan me Mbretëreshën në një dhomë të shtëpisë së saj në Londër.

Mbretëresha do të largohet për në kështjellën Windsor, teksa distancon veten nga pandemia e cila ka infektuar 1950 njerëz në Mbretërinë e Bashkaur, 71 prej të cilëve kanë vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco