Policia greke hedh gaz lotsjellës mbi refugjatët në kufirin turk

Policia greke hedh gaz lotsjellës mbi refugjatët në kufirin turk

08:44, 19/03/2020
A+ Aa A-

Përleshje shpërthyen jashtë kufirit të Greqisë me Turqinë natën e së mërkurës, pasi 500 refugjatë tentuan të prisnin një gardh kufitar dhe të hynin në Greqi, njoftoi Kathimerini.

Policia greke tha se përdori gaz lotsjellës për të zmbrapsur ata në vendkalimin kufitar të Kastanjës. Po ashtu, edhe autoritetet turke qëlluan me gaz lotsjellës në kufirin grek. Përleshja nisi në orën 2 të mëngjesit dhe mbaroi dy orë më vonë.

Rreth 2000 emigrantë janë akoma në kampet e ngritura rreth e rrotull kufirit greko-turk, disa javë pasi Turqia deklaroi hapjen e kufijve të saj dhe inkurajoi emigrantët dhe refugjatët të vërshonin nëpër vend dhe të përpiqeshin të hynin në Greqi, vend anëtar i BE.

Të mërkurën, Turqia deklaroi se do të mbyllte pikat kufitare dhe detare me Greqinë dhe Bullgarinë me synimin për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Por një zyrtar i lartë turk tha se masat nuk i japin fund politikës së Ankarasë për të parandaluar emigrantët që të ikin nga Turqia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco