Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Bota e tronditur në luftë me koronavirusin, ndërsa vdekjet shtohen në Itali dhe Francë

Bota e tronditur në luftë me koronavirusin, ndërsa vdekjet shtohen në Itali dhe Francë

08:14, 19/03/2020
A+ Aa A-

Qindra milionë njerëz u përballën me një botë të kthyer përmbys të mërkurën prej masave të paprecedenta kundër pandemisë së koronavirusit, që është duke vrarë të moshuarit dhe të prekshmit dhe po kërcënon me një mjerim ekonomik në vazhdimësi, njofton Reuters.

“Nuk kemi përjetuar kurrë një gjë të tillë”, tha Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez para një dhome parlamenti thuajse bosh, me më shumë se 90% të deputetëve që rrinin larg dhe me një pastrues me maskë dhe doreza, që pastronte ndërmjet fjalimeve.

Një alarm të veçantë ka pasur në Itali, që po njeh shkallën më të lartë të vdekjeve, jashtëzakonisht të lartë, gati 3000 nga 35 713 raste. Italia i ka bërë thirrje mjekëve studentëve dhe atyre në pension që të ndihmojnë sistemin shëndetësor.

Të mërkurën, Italia raportoi për 475 vdekje të reja, rritja më e madhe që nga fillimi i shpërthimit dhe totali më i lartë ditor që ka raportuar çdo komb.

Franca gjithashtu ka njoftuar për një goditje të madhe të vdekjes: një rritje me 89 viktima ose 51%, duke e çuar numrin e të vdekurve në 264 brenda 24 orëve.

Në të gjithë botën, të pasur dhe të varfër panë se si jetët e tyre u përmbysën, pasi çdo aktivitet u anullua, dyqanet u mbyllën, vendet e punës u boshatisën, rrugët u shkretuan, shkollat u mbyllën dhe udhëtimet u minimizuan.

“Pastërtia është e rëndësishme, por këtu nuk është e lehtë”, tha Marcelle Diiata, një nënë 41 vjeçe e katër fëmijëve në Senegal, ku me altoparlant i bëhet thirrje njerëzve të lajnë duart, por uji shpesh ndërpritet në periferi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco