Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Rekord vdekjesh në një ditë/ A ka dritë në ‘tunelin italian’?

Rekord vdekjesh në një ditë/ A ka dritë në ‘tunelin italian’?

19:19, 18/03/2020
A+ Aa A-

Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë të vdekur nga koronavirusi në Itali.

Drejtuesi i Mbrojtjes Civile, Angelo Borreli tha se 475 persona kanë ndërruar jetë brenda 24 orësh.

Ky është një rekord negativ dhe i trishtë. Lombardia, rajoni më i prekur, regjistroi 319 vdekje në një ditë. Shumicë e njerëzve kanë vdekur në spital, por edhe nëpër azilet e të moshuarve.

Deri tani është thënë se Italia ka një popullsi të moshuar, prandaj ky numër i vdekjeve është kaq i lartë. Po ashtu thuhet se Italia po përjeton atë që mund ta përjetojnë vendet e tjera më vonë.

Sërish, të dhënat janë të rënda. Edhe në Kinë, që njihet si epiqendra e sëmundjes, nuk ka pasur kaq shumë të vdekur në një ditë.

Por a ka ndonjë lajm të mirë në mesin e këtyre statistikave të zymta?

Së pari, numri i atyre që janë shëruar gjatë 24 orëve është rritur ndjeshëm, më shumë se 1084.

Së dyti, numri i personave të prekur vazhdon të jetë stabël, me një rritje prej 2648.

Se kur do të shohë Italia një dritë në fund të tunelit, nuk dihet. Disa ekspertë thonë se ndoshta nga e diela mund të përjetohet piku i epidemisë dhe më pas do të shohim rënie. Sikundër është thënë disa herë, ajo që po shohim në Itali për momentin me rastet e sëmundjeve reflekton atë që ka ndodhur së paku një javë më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco