475 vdekje të reja në Itali/ Raportohen 35 713 të prekur dhe 2978 viktima nga koronavirusi

475 vdekje të reja në Itali/ Raportohen 35 713 të prekur dhe 2978 viktima nga koronavirusi

18:18, 18/03/2020
A+ Aa A-

Numri I vdekjeve rritet, por më ngadalë, duke konfirmuar 17,713 raste dhe 1,959 vdekje në Lombardi.  

Guvernatori Fontana paralajmëron: "Nëse nuk respektoni rregullat, situata do të përkeqësohet dhe së shpejti ne nuk do të jemi më në gjendje t'i trajtojmë të sëmurët".  

Një e dhënë alarmante është numri i lartë I mjekëve të prekur, ku konfirmohen më shumë se 2,600 punëtorë shëndetësorë të infektuar me koronavirus.  

Bilanci ditor i pacientëve me koronavirus dhe vdekjeve në Lombardi mbetet jashtëzakonisht negative, por rritja është "më e ulët se dje", thotë këshilltari për shëndetin Giulio Gallera, i cili fton të gjithë "të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë ndalesat".  

Paralajmërim i fortë nga Guvernatori Fontana, i cili paralajmëron: "Ose kurba do të bjerë poshtë ose ne ndoshta do të duhet të marrim në konsideratë marrjen e masave pak më të ashpra".  

Të dhënat zyrtare shënojnë 35 713 të infektuar dhe numri i viktimave është 2978. 

Numri i personave të shëruar është 4025, por brenda 24 orëve janë regjsitruar 475 viktima. 

 14 363 po kurohen në strukturat spitalore, 2257 në terapi intesive dhe 12 090 në kushte shtëpie. 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco