Gjyshja 95-vjeçare italiane fiton betejën me koronavirusin

Gjyshja 95-vjeçare italiane fiton betejën me koronavirusin

15:10, 18/03/2020
A+ Aa A-

Një grua 95-vjeçare është pacientja e parë e shëruar nga koronavirusi në provincën e Modenës në Itali.

95-vjeçarja arriti ta mposhtë virusin që është duke u marrë jetën mijëra personave në mbarë botën, shumë më të rinjve e të fortëve se ajo, duke u kthyer tashmë në simbolin e qytetit emilian në këtë luftë të madhe.

Ndërkohë, situata vijon të mbetet alarmante në Itali, po  ashtu edhe në Modena, ku vetëm 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona, një 72 vjeç, një 73-vjeçar dhe një tjetër i moshuar 76-vjeçar.

Italia është e dyta pas Kinës, me numrin më të lartë të personave të prekur nga koronavirusi, i cili ka arritur në 31 mijë persona dhe 2500 të vdekur. Shqetësues mbetet fakti se në shtetin fqinj është i ulët edhe numri i personave të shëruar. Deri tani kanë fituar betejën me koronavirusin 2941 persona./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco