Kina ndihmon Filipinet në luftën kundër koronavirusit, dërgon 100,000 tamponë

Kina ndihmon Filipinet në luftën kundër koronavirusit, dërgon 100,000 tamponë

13:54, 18/03/2020
A+ Aa A-

Kina po dërgon 100.000 tamponë koronavirusi dhe mjete të tjera të nevojshme mjekësore në Filipine për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë.

“Kina do të dërgojë 100,000 tamponë testues, 10,000 maska N95, 10,000 maska PPE dhe 100.000 maska kirurgjikale” tha sekretari i jashtëm i Filipineve.

Lajmërimi vjen pasi Locsin foli me ministrin e jashtëm kinez, Wang Yi.

Ambasada kineze në Manila tha që ka pasur koordinime të afërta me departamentin e shëndetit për të siguruar marrjen e shpejtë të ndihmave.

Filipinet kanë 202 raste me koronavirus, ku përfshihen dhe 17 vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco