Monako, Ministri i Shtetit i infektuar me Covid-19

Monako, Ministri i Shtetit i infektuar me Covid-19

12:21, 17/03/2020
A+ Aa A-

Ministri i Shtetit i Monakos Serge Telle rezultoi pozitiv në testin për Covid-19, njoftuan mediat lokale.

Këshilltari kryesor i Princit Albert II i Monakos thuhet se është mirë dhe po punon nga shtëpia pas diagnostikimit të tij. 

Një burim nga qeveria Monegaske deklaroi se të gjitha takimet e zyrtarëve të lartë në vendin e vogël do të mbahen përmes konferencave video për të mbrojtur frenimin e përhapjes së COVID-19. 

Asnjë informacion nuk u dha për shëndetin e Princit Albert II dhe nëse ai është testuar për koronavirus.

Monako ka regjistruar 6 raste me koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco