Koronavirusi ndihmon mjedisin, ulet ndjeshëm ndotja globalisht

Koronavirusi ndihmon mjedisin, ulet ndjeshëm ndotja globalisht

12:00, 17/03/2020
A+ Aa A-

Fabrikat u mbyllën dhe rrugët u boshatisën në provincën Hubei të Kinës, pasi autoritetet urdhëruan banorët të qëndrojnë në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Por duket se karantina ka pasur një përfitim të paplanifikuar, uljen e ndotjes së mjedisit.

Numri i ditëve me ajër të pastër u rrit me 21.5% në shkurt, në krahasim me vjet, sipas ministrisë kineze të mjedisit.

Dhe Hubei nuk ishte i vetmi vend. Imazhe nga satelitët e NASA tregojnë një ulje drastike në çlirimin e dioksidit të azotit në qytete të mëdha, nga janari në shkurt. Reja e dukshme e gazit mbi zona industrial pothuajse u zhduk.

“Kjo është hera e parë që kam parë një ulje kaq drastike në rritje,” tha Fei Liu, kërkuese e cilësisë së ajrit për NASA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco