Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

‘Nuk më plas për paratë, do iu bëjmë tamponë të gjithëve...‘

‘Nuk më plas për paratë, do iu bëjmë tamponë të gjithëve...‘

11:45, 17/03/2020
A+ Aa A-

Rajoni i Venetos për të frenuar përhapjen e koronavirusit, synon modelin e “tamponëve në tapet”, ose ndryshe tamponë të gjithëve, mbi të gjithë njerëzit.

Qëllimi është të gjurmojmë këdo që është pozitiv për Covid-19, në veçanti njerëzit e ashtuquajtur “asimptomatikë” të cilët, duke mos u izoluar, vazhdojnë të përhapin virusin. “Edhe nëse gjej vetëm një rast pozitiv – shpjegon guvernatori i Rajonit, Luca Zaia – do të thotë që do të kem 10 më pak të infektuar”.

Strategjia e tamponëve tapetë duket se ka funksionuar në Korenë e Jugut, ku autoritetet kanë testuar qindra mijëra njerëz, përfshirë kontrollimin e lëvizjeve të tyre përmes telefonave celularë dhe teknologjisë satelitore. Zaia, i cili të paktën tani për tani hedh poshtë polemikat “me autoritetin qendror dhe pretendimet për autonomi”, i tha “Il Corriere della Sera” se dëshiron të paguajë gjithçka me paratë e Rajonit.

“Nuk më intereson shumë buxheti – thotë ai – vlen gjithmonë më pak se jeta e bashkëqytetarëve të mi. Mos më bëj të them se nuk më plas për paratë, por me pak fjalë ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Të gjitha me shpenzimet tona”. Dhe për të përmbushur nevojën për teste që “kompanitë i shpërndajnë me pikatore”, “ne do t’i bëjmë ato në shtëpi”.

Në mbështetje të linjës së tij, i ndryshëm nga ai i rajoneve të tjera, ai thotë se “nëse nuk do t’i kishim bërë tamponët të gjithëve, Vo‘Euganeo do të kishte pasur një epidemi. Nëse për absurditet i bëni testin një popullatë të tërë, të paktën ju keni një rezultat kë duhet të izoloni”. Ajo që ndodh në Veneto është një rikonstruksion “i kontakteve të një personi të gjetur pozitiv dhe simptomatik dhe pastaj iu bëjmë të gjithëve me radhë tamponin. Jemi në një kuotë prej 40 mijë në të gjithë rajonin: 2.700 pozitivë pa simptoma, dhe kemi izoluar edhe 7 mijë të tjerë që kanë pasur kontakte me ta”.

Për disa anëtarë të komunitetit shkencor, a është bërja e tamponëve për të gjithë një lloj “rrjete fundore”? Zaia përgjigjet: “Respekt maksimal për të gjithë, me të vërtetë. Por është e njëjta botë që nuk na dha asnjë indikacion ndërsa po vinte koronavirusi. Shumë nga ata thanë se ishte një grip i thjeshtë. Të tjerët që maskën duhet ta vendosë vetëm personi i sëmurë” ./BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco