Kinë/ Në Wuhan vetëm një person është infektuar me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Kinë/ Në Wuhan vetëm një person është infektuar me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit

11:37, 17/03/2020
A+ Aa A-

Në qytetin kinez Wuhan, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar vetëm një rast i ri me coronavirus.

Agjencia Nacionale e Shëndetësisë në Kinë, ka njoftuar se në këtë vend gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 raste të reja, përfshirë edhe një në Wuhan, qytet ky që konsiderohet se epiqendra e pandemisë globale të COVID-19.

Gjatë të njëjtës periudhë nga infeksioni kanë humbur jetën 13 persona në Kinë, përfshirë 12 nga Wuhani. Kujtojmë që në Kinë deri më tani janë infektuar 81.881 persona, ku 3.226 kanë humbur jetën e 68.676 janë shëruar.

Coronavirusi u shfaq në fund të vitit të kaluar në Wuhan që brenda pak ditëve u përhap në afro 150 shtete të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi globale COVID-19.

Ndërkaq në pjesët tjera të botës me coronasvirus janë infektuar më shumë se 83 mijë, duke tejkaluar kështu numrin e të infektuarve në Kinë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco