Koronavirusi në Itali/ Berluskoni jep 10 milionë euro për rajonin e Lombardisë

Koronavirusi në Itali/ Berluskoni jep 10 milionë euro për rajonin e Lombardisë

11:28, 17/03/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka ofruar 10 milionë euro për rajonin e Lombardisë për të përballuar krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Kjo shumë do të shkojë për krijimin e një reparti me 400 shtretër të terapisë intensive për Milanon.

Berluskoni shkruan në Twitter se: “Unë nuk mund të mos dërgoj një falënderim të zjarrtë dhe të përzemërt për heronjtë civilë: ne kemi kërkuar nga qeveria t’iu ofrojë atyre një mbështetje shumë më të lartë si një shpërblim për punën jashtë orarit që ata po bëjnë”.

Italia është vendi i parë në Evropë dhe i dyti në botë për numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi. Numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158, ndërsa shënohen 23,073 të infektuar.

Ndërkohë, në të gjithë botën regjistrohen 7,174 viktima dhe 182,742 të prekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco