Pa 'seleksionim': edhe Ministri i Shtetit të Monakos kapet nga koronavirusi!

Pa 'seleksionim': edhe Ministri i Shtetit të Monakos kapet nga koronavirusi!

11:17, 17/03/2020
A+ Aa A-

Virusi që ka pushtuar botën, duket qartë se nuk po bën asnjë dallim për sa i përket pasurisë, pozitës dhe pushtetit që mund të kesh. Listës së emrave të njohur në botë ju është shtuar së fundmi edhe ministri i Shtetit të Monakos, Serge Telle, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.

Mediat njoftojnë se ai është vetizoluar dhe po punon nga shtëpia. Qeveria në Monako deklaroi se të gjitha takimet e zyrtarëve të lartë në vendin e vogël do të mbahen përmes video-konferencave për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Monako regjistroi 6 raste me koronavirus, por pa asnjë të vdekur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco