Irani liron 85,000 të burgosur për tu mbrojtur nga koronavirusi në burgjet e mbipopulluara

Irani liron 85,000 të burgosur për tu mbrojtur nga koronavirusi në burgjet e mbipopulluara

10:44, 17/03/2020
A+ Aa A-

Irani ka liruar përkohësisht rreth 85.000 të burgosur, duke përfshirë kundërshtarë politikë, në një përpjeke për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, tha sot qeveria.

Përfaqësuesi gjyqësor Gholamhossein Esmaili tha se gjysma e të liruarëve ishin të arrestuar për arsye sigurie dhe shtoi se janë marrë masa në burgje për të përballuar virusin.

Numri i viktimave të koronavirusit në Iran ka arritur 853 dhe një total prej 14,991 njerëzish janë infektuar.

Regjimi është kritikuar gjerësisht për trajtimin e shpërthimit, duke përfshirë refuzimin për të mbyllur objektet e shenjta të pelegrinazhit.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco