Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Vetëm një person me koronavirus në Wuhan, por rëndohet Evropa

Vetëm një person me koronavirus në Wuhan, por rëndohet Evropa

08:36, 17/03/2020
A+ Aa A-

Qyteti kinez që ishte në epiqendër të sëmundjes virale që u zbulua së pari në dhjetor 2019, shënoi vetëm një rast infektimi me koronavirus të martën.

Beteja për të frenuar koronavirusin nisi me urgjencë, pasi shumë qeveri mbyllën kufijtë dhe urdhëruan masa të reja kufizimesh.

Zhvendosja e frontit të betejës ka bërë që rastet jashtë Kinës të kapërcejnë ato që ishin brenda saj dhe Spanja tani renditet e katërta në botë.

Kurse, qyteti kinez që ishte epiqendra e koronavirusit ka regjistruar vetëm një rast të martën.

Me një numër në rritje të sëmurësh ën botë që shkoi në 181 mijë, një numër i madh pacientësh në spitalet e Madridit nxiti shqetësimin në të gjithë Evropën për atë që po vinte.

Vetëm Kina dhe Irani kanë më shumë infeksione se Spanja, ku numrat u rritën me 20%  e arritën në 9191 dhe të vdekurit në Spanjë shënuan 309.

Numri i personave të prekur në Itali ka shkuar në 28 mijë, në Francë regjistrohen 6600 të prekur, ndërsa në Gjermani 7200.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco