Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin

 Tom Hanks dhe e shoqja lejohen të dalin nga spitali pas kurimit për koronavirus

Tom Hanks dhe e shoqja lejohen të dalin nga spitali pas kurimit për koronavirus

08:00, 17/03/2020
A+ Aa A-

Aktori amerikan Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson kanë dalë nga një spital në Australi pasi u kuruan për koronavirus, njoftoi BBC.

Çifti është futur tani në vetkarantimin në shtëpinë e marrë me qera në Queensland, pasi njoftoi javën e kaluar se kishte dalë i infektuar me koronavirus.

Ata ishin në Gold Coast ku Hanks bëri një film për Elvis Presley. Prodhimi i filmit është lënë në pritje.

Të dy burrë e grua janë ndër 375 rastet e konfirmuara me koronavirus në Australi.

Hanks, 63 vjeç, shkroi në Instagram të enjten e kaluar se ishte infektuar me virusin. “Ndiheshim pak të lodhur, sikur kishim ftohtë dhe dhimbje trupi. Rita pati disa dridhje, që shkonin e vinin. Edhe ethe të pakta,”tha ai në postim.

Më vonë Hanks shkroi një mesazh tjetër, duke falënderuar cilindo që atje po kujdesej aq shumë për ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco