Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Koronavirusi: Vullnetarët amerikanë testojnë vaksinën e parë

Koronavirusi: Vullnetarët amerikanë testojnë vaksinën e parë

07:35, 17/03/2020
A+ Aa A-

Eksperimenti i parë tek njeriu për një vaksinë që të mbrojë kundër pandemisë së koronavirusit ka filluar në SHBA, njoftoi të martën BBC.

Katër pacientë e bënë gjilpërën në institutin kërkimor në Seattle, Washington, njofton agjencia e lajmeve Associated Press.

Vaksina nuk mund të shkaktojë COVID-19, por përmban një kod gjenetik të padëmshëm të kopjuar nga virusi që shkakton sëmundjen.

Ekspertët thanë se do të duhen disa muaj që të mësojnë nëse vaksina ose të tjera gjëra në këto hulumtime do të bëjnë punë.

Personi i parë që e bëri provën e parë është një grua 43 vjeçe, mama e dy fëmijëve nga Seattle.

“Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për mua që të bëj diçka”tha Jeniffer Haller për AP.

Shkencëtarët në të gjithë botën janë duke kryer kërkime me shpejtësi.

Ky eksperiment i parë tek njerëzit financohet nga National Institutes of Health dhe është kompania bioteknologjike Moderna Therapeutics,që qëndron pas tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco