Evropa planifikon mbylljen e plotë të kufijve në betejën me virusin Franca ka urdheruar njerezit te qendrojne ne shtepi dhe te dalin vetem per nevojat me thelbesore

Evropa planifikon mbylljen e plotë të kufijve në betejën me virusin

07:18, 17/03/2020
A+ Aa A-

Komisioni Evropian po planifikon të ndalojë të gjitha udhëtimet jothelbësore në të gjithë zonën Shengen të udhëtimit të lirë pa viza, pasi shumë vende i mbyllën kufijtë e tyre në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, njofton BBC.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen tha se ajo do t’i kërkojë liderëve që të zbatojnë masat të martën. “Sa më pak udhëtime, aq më shumë ne mund ta frenojmë virusin”, tha ajo.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha më herët se kufijtë e jashtëm të BE-së duhet të mbyllen për udhëtarët. “Konkretisht, të gjitha udhëtimet ndërmjet vendeve joevropiane dhe vendeve të BE duhet të pezullohen”tha z. Macron në një fjalim në televizion të hënën.

Banorët afatgjatë, familjet e anëtarëve të shtetasve të BE e diplomatët duhet të përjashtohen ashtu si dhe punonjësit e shëndetësisë dhe ata ndërkufitarë si dhe njerëzit që transportonin mallra, tha znj. Von derl Leyen gjatë një video-konference.

Masat do të qëndrojnë në fuqi për së paku 30 ditë.

Shengen i lejon njerëzit të lëvizin të lirë ndërmjet vendeve të BE pa kontroll kufitare.

Qytetarëve të vendeve joanëtare të BE do t’u bëhet thirrje të zbatojnë ndalimin e udhëtimit, përfshirë Britaninë e Madhe, nënvizon BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco